Qeveria ngop me reklama dhe financime portalet e veta

Qeveria ngop me reklama dhe financime portalet e veta

97
0
Shares

Prej disa muajsh disa portale të qeverisë ose afër qeverisë po marrin financime të mëdha nga ndërmarrje shtetërore në mënyrë selektive. Në foton më lart është një portal lexo.al, vetëm njëri nga shembujt e shumtë se si qeveria dhe bashkia e Tiranës kanë ndërtuar media me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Që ndërmarrjet e qeverisë japin para për portalet bëjnë mirë. Ato janë media e re e cila po përballohet me sfida të mëdha njësoj si gazetat. Por që qeveria të futë duart në portale disa duke i vdekur dhe disa duke i mbushur me para kjo është shkelje e lirisë së medieve. Nuk ka ndodhur nje sjellje e tille ne asnje nga qeverite e majta apo te djathta me pare. Portali ne foto ka te pakten tre reklama nga qeveria dhe nje tjeter reklame nga nje koncesionar. Nuk mund te gjeni reklama te tyre ne asnje portal kritik ndaj qeverise.

Në Tiranë ka portale që publikojnë nga profesionistë të medias, jane te regjistruar ne tatime dhe paguajne taksa pa pasur asnje te ardhur, paguajne edhe UKT, edhe OSSHE. Por as ndërmarrjet shtetërore dhe as private nuk u japin asnjë reklamë, pasi qortojnë pushtetin.

Qeveria duhet të ndalë seksionimin politik mes portaleve dhe të ndajë reklamën në mënyrë të barabartë. Po ashtu të ndalë edhe presionin mbi biznesin për të mos reklamuar në mediat që ajnë përballë qeverisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY