Berisha: Rama i tmerruar nga humbja, fushatë me banditë e rrugaçë në...

Berisha: Rama i tmerruar nga humbja, fushatë me banditë e rrugaçë në Durrës, dhe me perverse e gojëpistë në Tiranë

54
0
Shares

Nisur nga disa episode të fundit, të fushatës, ende jo zyrtare, për zgjedhjet vendore, ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar në “facebook”, duke i cilësuar sjelljet, e artikulimet e mazhorancës, si frikë e Edi Ramës, për humbjen.


Mesazhi i plotë i Sali Berishës në “Facebook”
“Te dashur miq, i diskretituar sa kurre me pare per: premtimet e faktuara si mashtrimet me te medha qe nga koha e diktatures; lidhjet e tij koke e kembe me krimin e korrupsionin; varferia dhe papunesia qe po rrokin qiellin, eksodi masiv i shqiptareve nga mjerimi e per kafshaten e gojes, Edi Rama ka zgjedhur t’u serviri kete fushate elektorale si alternative, bandite, rrugaçe dhe gojepiste.
Keshtu, i tmerruar nga pelqyeshmeria e larte qytetare e kandidateve te PD ne Tirane, Durres etj, Edi Rama dhe Vangjush Dako derguan dje rrugeçer me teser dhe flamure te PS, per te prishur takimet elektorale te kandidates se PD te Durresit, Grida Duma, me sulme banditeske fizike duke goditur dhe plagosur me gure ne koke mbeshtetes te saj. Kurse ne Parlament, Rama vendosi gojen e tij te piset dhe u sherbye nga perversi Taulant Balla, i paditur nder te tjera ne organet e zbatimit te ligjit per perdhunim nga nje fatkeqe me AIDS. Ai mendon se mund te fyej Dr. Halim Kosoven per sherbimin dhe kujdesin mjeksor dhe profesional te shkelqyer qe ai ka treguar per vajzat, grate, nenat, motrat e Tiranes dhe mbare Shqiperise gjate shtatezanise se tyre.
Me kete rast i them Edi Rames, i cili vet para kamerave shan si askush tjeter me fjalet ‘maskara’, ‘bastard’, ‘lehaqen’, ‘grope septike’, ‘jashtenxjerrje’ etj., se me ato qe the me gojen e Taulant Balles nuk ke fyer aspak Dr. Halim Kosoven, por ke fyer çdo shqiptar dhe se turpe te tilla te ulta deri ne keto nivele i lejojne vetes vetem njerez ster-ordiner, te zhveshur nga çdo norme e moralit njerezor dhe qe nuk dine se çfare eshte nena, gruaja, vajza, motra dhe femija. Nje gje te tille nuk e bejne kurr njerezit e qyteteruar dhe normal.
Gjithashtu denoj me ashpersine me te madhe sulmet e frymezuara e te porositura nga Edi Rama te rrugaçeve te tij ne Durres kunder fushates dhe mbeshtetesve te PD-se dhe e siguroj ate se per cdo akt te tille do jete pergjegjesi i vetem para shqiptareve. Me sulme fizike dhe gjuhe banditesh, Edi Rama deshmon dhe njehere se eshet ne panik te madh nga zgjedhjet e 21 qershorit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY