FOTO GALERI/ “Kukësi braktis Ramën dhe skeçin e tij bajat, më shumë...

FOTO GALERI/ “Kukësi braktis Ramën dhe skeçin e tij bajat, më shumë gardistë e policë në miting sesa qytetarë”

50
0
Shares

Image GalleryIsh-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë foto të mitingut të Edi Ramës në Kukës. Duke komentuar pjesëmarrjen  e ulët të qytetarëve të Kukësit, Berisha thotë se Edi Ramën e refuzojnë edhe socialistët e Kukësit, sepse jo vetëm nuk ka bërë asgjë, por i ka detyruar të braktisin vendin banorët e kësaj zone.
“Te dashur miq, Edvin Kristaq Ramen e refuzojne socialistet e Kukesit dhe qytetaret e ketij qyteti. Kjo sepse Rama e ka trajtuar qarkun e Kukesit si nje territor armik. Per here te pare ne historine e vendit, ai, ne Fondin e Zhvillimit te Rajoneve per vitin 2014, nuk i dha asnje qindarke dhe e perjashtoi nga çdo investim qarkun me te varfer te vendit, gje qe nuk ka ndodhur kurre me pare.
Po ne kuadrin e ndeshkimit te ketij qarku si territor armik, hoqi ndihmen ekonomike per 12 mije familje te ketij qarku qe e merrnin ate ne perputhje me te gjitha ligjet e vendit, duke i detyruar ato te largohen dhe kerkojne azil politik ne vendet e BE. Ne nje takim te deshtuar, Rama u tha sot atyre pak qytetareve te Kukesit qe kishte ne shesh, se varferia nuk eshte shkak per mos pagesen e energjise dhe se papunesia dhe varferia ekstreme nuk eshte shkaku i eksodit, nderkohe qe kerkesat per azil politik jane rritur nga 250 raste qe kishte ne tere vitin 2012 ne rreth 20 mije raste ne prill te ketij viti. Sot ne kerkesat per azil ne vijme pas sirianeve, vendi i te cileve eshte ne luft civile.
Duke konstatuar braktisjen e tij masive nga banoret e Kukesit, Rama iu beri thirrje atyre te votojne per Bamir Topin”, shkruan Berisha në “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY