PS i rrëmben PDIU kandidatin e Konispolit, Mimoza Arapi u tërhoq pas...

PS i rrëmben PDIU kandidatin e Konispolit, Mimoza Arapi u tërhoq pas presioneve, në vend të saj Shuaip Beqiri

352
0
Shares

Mimoza Arapi, kandidatja e PDIU-së për bashkinë e Konispolit u tëhoq nga gara pas presioneve “nga lat”. Në vend të saj kandiat do të jetë Shuaip Beqiri, kandidat i PS-së, ndërkohë që kjo bashki i ishte lënë një kandidati të PDIU-së.
Persona të afërt me Mimoza Arapin, e cila aktualisht mban edhe postin e kryetares së komunës së Konispolit, tregojnë se tërheqja e saj nga gara ishte e detyruar, pas presioneve që drejtues të PS-së dhe PDIU-së, i bënë.
Në këto kushte, pas edhe “joshjes” me një detyrë tjetër në Tiranë, Mimoza Arapi është larguar nga gara.
Mësohet se koalicioni mazhoritar do të kandidojë për bashkinë e Konispolit, mjekun Shuaip Beqiri, i cili ka qenë në vitet 1996 – 2011, për katër mandate rresht, kryetar i komunës së Konispolit. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013, Shuaip Beqiri ishte kandidat për deputet i PS-së.
Aktualisht mjeku Shuaip Beqiri, punon e jeton në Tiranë, por që do ti duhet të rikthehet në pikën më jugore të Shqipërisë për garën e kryebashkiakut të Konispolit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY