Tri parimet e Masonerisë

Tri parimet e Masonerisë

115
0
Shares

Tri principet e masonerisë përmes së cilave ajo arrin kontrollin e vet mbi njerëzimin. janë: principi i Piramidës, Spirales dhe Saturnit, sipas teorive konspirative që shoqëron prej shekujsh këtë grup të ashtuquajtur elitar të njerëzimit.

Piramida përfaqëson një formë të strukturës politike dhe ekonomike që i lejon një grupi të vogël të njerëzve të kontrollojnë një grup më të madh. Nëse e paramendojmë një piramidë dhe në të një strukturë organizative, do të shohim se ata që janë në maje të piramidës kanë fuqinë dhe pushtetin e sundimit dhe kontrollit më të madh, nga ata që janë gjithnjë e më poshtë kah fundi piramidal. Në maje të saj është syri që sheh, vëren dhe regjistron çdo gjë. Me këtë princip piramidal funksionojnë shumë organizma shtetërore dhe korporata të mëdha botërore.

Spiralja përfaqëson evolucionin që ndodh përmes një veprimtarie natyrore ciklike. Pamja rrethore e spirales i referohet natyrës ciklike të sistemeve jetësore, ndërsa mënyra se si spiralja lëviz nga qendra e saj çdo herë që rrotullohet, përfaqëson forcën evolutive e cila lëviz në mënyrë periodike. Masonët ose ndryshe Elita e ka nisur veprimtarinë e saj me pak pushtet, por me shumë njohuri. Dhe, pak nga pak, sikur tek rrotullimi i spirales, e ka kthyer njohurinë e vet të madhe në pushtet. Ajo, në mënyrë permanente investon asetet e veta që t’i rrisë ato dhe kështu në vazhdimësi, ta kontrollojë tërë botën dhe njerëzimin.
Saturni përfaqëson simbolikën e kufizimit të lirive të të tjerëve. Sa më pak dinë të tjerët dhe masat, aq më e fuqishme është elita. Kjo simbolikë okultiste përfaqësohet me këtë domethënie për shkak të rrethit të tij unazor që e mbështjellë këtë planet, ndërsa figurativisht nënkupton kufizimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY