Ora News ankohet, e quan matjen e audiencës një bllof dhe të...

Ora News ankohet, e quan matjen e audiencës një bllof dhe të manipuluar në favor të klientëve

111
0
Shares

TV Ora News, ka reaguar sot kundër shifrave të publikuara dje për audiencën e televizioneve, duk e quajtur këtë matje, një blof, dhe të manipuluar në favor të klientëve.
“Gjate ditës së djeshme një lajm me burim një nga kompanitë e matjes së audiencës ka qarkulluar në media dhe rrjete sociale.
Pa dashur të përmendim konfliktet e interesit që kanë aksionerët e kësaj kompanie me median ku është publikuar lajmi, por ju sjellim një fotografi të klientëve dhe partnerëve të Telemetrix në faqen e saj zyrtare online Telemetrix.al
Besoj se tani është më e qartë për të gjithë përse disa televizione të cilat e paguajnë telemetrix për këtë shërbim renditen në tabela dhe të televizioneve të tjera që nuk janë klientë nuk u del emri.
Kohë fushate është dhe çdo përpjekje për të përfituar pandershmërisht nga buxhetet e partive dhe kandidatëve është e kuptueshme, por të paktën duhet bërë kujdes të përfshijnë sa për sy e faqe edhe media të tjera që nuk i paguajnë rrogat kompanisë dhe mbi të gjitha të jenë pak më profesionalë dhe të japin metodologjinë dhe mënyrën si arrijnë t’i ndërtojnë grafikët e tyre klientelistë”, thuhet në reagimin e TV “Ora News”.
Një ditë më parë u publikuan në mediat e shkruara, elektronike dhe online, të dhënat e paraqitura nga kompania Telemetrix për audiencën e televizioneve kryesore në javën 6-12 prill 2015. Sipas këtyre të dhënave, televizionet Klan, Top Channel, Vizion Plus, News 24, si dhe emisione e programe të vecanta të tyre, kishin audiencën më të madhe.

Për më shumë mund të lexoni
/web/Televizionet_beteja_mes_Topit_e_Klanit_Cila_eshte_renditja_1558_1.php

si edhe
/web/Matjet_Shqiptaret_sy_e_veshe_tek_indjania_Bidai_bie_audienaca_e_Big_Brother_1560_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY