Veliaj vë gishtin tek rrugët dhe transporti: Të lëvizimin me bicikleta

Veliaj vë gishtin tek rrugët dhe transporti: Të lëvizimin me bicikleta

140
0
Shares

Kandidati i PS-së, Erion Veliaj i është kushtuar sot cështjeve të transportit publik dhe gjendjes së rrugëve të Tiranës. “Rrugë plot gropa, transport i amortizuar publik, trafik i rënduar e tregje të pakontrolluara. Prandaj, qytetarët e Tiranes kanë nevojë për një bashki që rri në punë 7 ditë në javë”, shkruan ai në FB ndërkohë që ka zhvilluar nëj takim me qytetarë të Tiranës për të dëgjuar mendimet dhe nevojat e tyre rreth kësaj situate.
Ndërkohë një ditë më parë ai ka inkurajuar qytetarët që të përdorin bicikleta në vend të makinave. Fillimisht do të ngrejë një stacion bicikletash tek selia e PS-së. “Nga sot, fushata jonë do të ketë një stacion biçikletash në PS, që të gjithë aktivistët tanë, të kenë mundësi të lëvizin me biçikleta. Qyteti duhet t’u rikthehet njerëzve sepse cilësia e ajrit, e mjedisit dhe hapësirave publike është jetike për të gjithë”, shkruan Veliaj i cili kandidon për kryetar bashkie në Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY