Lulzim Basha prezanton Fran Frrokajn: Qeveria rilindi kriminelët, Lezha nuk duhet të...

Lulzim Basha prezanton Fran Frrokajn: Qeveria rilindi kriminelët, Lezha nuk duhet të drejtohet nga Gjiri i Lalzit

62
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte sot në Lezhë për prezantimin e kandidatit të kësaj partie për kryetar bashkie Fran Frrokaj. Liderit të opozitës iu desh të levizte në këmbë në mënyrë që të përcillte të gjithë turmën e mbledhur në mbështetje e kandidatit demokrat Fran Frrokaj. Demokratët e Lezhës kishin mbushur sheshin, duke pritur si asnjëherë më parë kreun e PD-së.
Në fjalën e tij, Lulzim Basha ripërsëriti qëndrimin e opozitës se më 21 qershor populli do i japë përgjigjen e merituar dyshes Rama – Meta.
Duke iu drejtuar lezhjanëve, Basha tha se ky qytet nuk duhet të drejtohet nga Gjiri i Lalzit, e se populli do të ndëshkojë sundimtarët që e harruan shpejt e që pretendojnë ta blejnë me 21 qershor.
“Padurimi për ti dhënë përgjigjen e merituar dyshes Rama – Meta me 21 qershor vjen nga keqqeverisja dhe nga varfëria ku e kanë zhytur vendin. Premtuan parajsën por e kanë kthyer vendin shumë prapa. Me arrogancën e tyre shtynë drejt vetëvrasjes kryefamiljarë. Sot shumica e shqiptarëve marrin borxh për të siguruar bukën e fëmijës, mijëra familje kanë emigruar pasi nuk shohin asnjë shprese. Të vetmit që rilindën janë kriminelët që u promovuan në postet më të larta dhe qeveritare që mbushën xhepat me lekët e shqiptarëve”.
Kandidati demokrat për Bashkinë e Lezhës Fran Frrokaj e ka krahasuar drejtimin e deritanishëm të Lezhës një rrënim që ka patur perfitues segmente të caktuara pranë kreut të bashkise dhe atij të LSI-së.
Edhe gjatë largimit nga Lezha, kreu i PD-së iu afrua daljes në këmbe, ndërsa u shoqërua nga një numër i madh qytetarësh.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY