Qytetari pyet Erion Veliajn për shpenzimet e dasmës, kandidati PS-së përgjigjet për...

Qytetari pyet Erion Veliajn për shpenzimet e dasmës, kandidati PS-së përgjigjet për fiqtë që ka shitur

52
0
Shares

Ndodh që Erion Veliaj të mos i kontrolljë pyetjet që i vijnë herë nga Milena, që siguroi premtimin për punësim në bashki, herë mes lapsuseve nga komisioneri socialsit, apo edhe nga “komandantë” që i kanë njohur të atin. Kështu i ka ndodhur sot kandidati të PS-së, gjatë bashkëbisedimit me banorët e njësisë bashkiake nr. 8 në Tiranë.
Një qytetar e ka pyetur kandidatin e PS-së se, “sa ke shpenzuar për dasmën e organizuar në kalanë e Gjirokastrës?”, dhe është përballur me të gjitha përgjigjet e mundshme të Erion Veliajt, deri edhe akuzën për qytetarin si “provokatorin” e dërguar nga Lulzim Basha, por shifrën për shpenzimet e dasmës, nuk e mësoi.
“Të ka çuar Luli me uniformë, do të përgjigjem. Takimi është i vërtetë e jo me kaseta dhe ky zotëria militant e provoi këtë. Së pari nuk kam kompleks nga jeta ime, as nga familja dhe as nga varfëria ime. As që kam shitur fiq te ‘Pazari i ri’, as që kam marrë malin më këmbë për në emigracion sepse këtë ka bërë çdo shqiptar i ndershëm. Jam krenar për jetën time dhe familjen time. Familja ime mund të ketë qenë e varfër por nuk ka vrarë njeri në 21 janar. Familja ime nuk është pasuruar me shitje predhash siç kanë bërë familje të tjera. Familja ime mund të më ketë lënë mua jetim, por jo fëmijët e të tjerëve siç ka bërë ai që e ka dërguar në këtë takim”, tha Erion Veliaj, pa ju përgjigjur pyetjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY