Prokuroria, skemë për transferat e miliona eurove. Të përfshirë politikanë e biznesmenë

Prokuroria, skemë për transferat e miliona eurove. Të përfshirë politikanë e biznesmenë

55
0
Shares

Disa vende të Evropës apo Azisë mund të kenë shërbyer për të depozituar dhjetra milionë euro të disa politikanëve dhe biznesmenëve shqiptarë, shkruan sot e përditshmja “Shqip”. Prokuria është në procedurë hetimi për për kompaninë “Adriatic…” me administrator Kastriot Ismailajn, dhe ka konstatuar se kjo kompani ka xhiruar shumë para, megjithëse aktivitetin në Shqipëri e ka “0”. Për këtë arsye, prokuroria ka hapur hetime për pastrim parash për Ismailajn, ndërsa disa ditë më parë kërkoi që 3.2 milionë euro dhe 450 mijë euro të konfiskohen.
Prokuria dyshon se paratë e qarkulluara në transferta të ndryshme kanë qenë të disa politikanëve dhe të disa biznesmenëve që i kanë transferuar ato jashtë vendit. Ende nuk ka emra të “pronarëve” të këtyre parave, por dyshohet se komapnia ka qënë pjesë e një skeme për të transferuar jashtë vendit paratë. Dyshohet se Ismailaj merrte përqindje për çdo transfertë, ndërsa i justifikonte për kryerjen e disa punimeve. Por, duke qenë se aktivitetet në Shqipëri kanë qenë “0”, akuza dyshon se kjo kompani vetëm sa ka xhiruar miliona euro, shkruan “Shqip”.
Hetimet e mësipërme janë të lidhura me një tjetër hetim për kompanitë private që kanë mbledhur borxhet e CEZ-it, gjatë kohës që administrohej nga pala çeke. Objekti i hetuesve do të jetë mbledhja nga kompani a e Ismailajt e mbi 6 milionë USD në periudhën korrik-dhjetor 2012. Ndërkohë, akuza thotë se verifikime do të bëhen edhe për tetë kompani të tjera, që bashkë me firmën e zotit Ismailaj, kanë marrë mbi 12 milionë USD. Akuza ka dyshime se ky aksion është bërë fiktiv, pasi këto subjekte nuk kanë bërë ndonjë aksion në terren. Sipas një kontrate me CEZ, këto subjekte merrnin gjysmën e borxhit të prapambetur. Kontrata në fjalë është prishur menjëherë sapo CEZ-i, që më vonë mori emrin OSHEE, u rishtetëzua.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY