Reforma, provim në fund të së mesmes, provim edhe për në universitet

Reforma, provim në fund të së mesmes, provim edhe për në universitet

48
0
Shares

Ndryshe nga sistemi aktual, Matura Shtetërore pas dy vitesh, do të jetë një program që nuk të siguron përfundimisht hyrjen në universitet, aq më pak edhe përcaktimin e drejtimit.

“Duke filluar nga 2016-2017, Matura Shtetërore do të jetë një program vetëm dalës dhe jo dalës dhe hyrës në universitet. Kjo do të thotë se studentët do të mbarojnë shkollën e mesme, do të marrin pikët e tyre të maturës që është përmbyllja e një cikli studimor. Më pas, me këto të dhëna, ata do të regjistrohen në institucione të arsimit të lartë, të cilat kanë përgjegjësinë të vendosin kriteret e përzgjedhjes së studentëve”, thotë Arbjan Mazniku, zv/ministër i Arsimit në një intervistë te Top Channel.

Nga 2017 e tutje rëndësi të veçantë do të kenë pikët që të rinjtë do të fitojnë në provimet që ata do t’i nënshtrohen para hyrjes në Universitet.

“Studentët do të aplikojnë në Qendrën e Shërbimeve Arsimore disa muaj më parë dhe do të zgjedhin degën që duan. Më pas, institucioni i arsimit të lartë ku kanë aplikuar do të shqyrtojë aplikimin dhe do të bëjë ofertën paraprake. Do i thotë që nëse merr një notë të caktuar në një provim që vetë institucioni vendos, mund të pranohesh në shkollë”, shpjegon Mazniku.

Ndryshimet e shpeshta në sistemet arsimore kanë çoroditur mjaft të rinjtë të cilët e kanë të vështirë të përshtaten me shijet qeveritare njëherë në 4 vjet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY