Në përleshje edhe shqiptarët, 2 të vrarë në një burg grek

Në përleshje edhe shqiptarët, 2 të vrarë në një burg grek

63
0
Shares
Burg Greqi, Foto Ilustruese

Konflikt i përgjakshëm në burgun grek të Koridhalosë në Greqi. Dy të dënuar pakistanezë humbën jetën dhe 21 të tjerë u plagosën pas një përleshje të dhunshme mes dy grupeve ndër të cilët edhe disa të burgosur shqiptarë. Gjatë përleshjes është qëlluar me thika artizanale dhe leva mes pakistanezëve nga njëra anë dhe arabëve e shqiptarëve nga ana tjetër.
Portali grek Zougla.gr shkruan se gjithçka nisi në momentin kur të burgosurit futeshin në qelitë e tyre, shqiptarët dhe arabët sulmuan me thika artizanale grupin e pakistanezëve duke lënë të pajetë dy prej tyre. Nga 21 të dënuarit që mbetën të plagosur, dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë, ndërsa të tjerët janë dërguar në spitalin e Tzaneios.
Shkaqet e dhunës që shpërtheu në burg ende nuk dihen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY