SHBA: Sulmuan ekspozitën me vizatime të Muhamedit, mbetën të vrarë dy agresorët

SHBA: Sulmuan ekspozitën me vizatime të Muhamedit, mbetën të vrarë dy agresorët

111
0
Shares

Dy persona të armatosur u vranë, të dielën në darkë, pasi hapën zjarr mbi rojen e sigurisë jashtë një ekspozite me paraqitje artistike të profetit mysliman Muhamed, në rrethinat e Dallasit, në Texas, SHBA.
Bashkia e Garlandid ka bërë të ditur në një deklaratë se sulmuesit iu afruan Qendrës Curtis Culwell, me automjetin e tyre dhe qëlluan mbi oficerin roje. Policët e qytetit iu përgjigjën sulmit duke i vrarë të dy sulmuesit.
Oficeri roje ka mbetur i plagosur, po nuk është në rrezik për jetën.
Nuk dihet ende nëse të shtënat kishin lidhje me ekspozitën, por ngjarje si ato në Paris dhe Danimarkë kanë bërë që media të besojë se sulmi ka qenë për shkak të vizatimeve.
Policia ka rrethuar zonën dhe një ekip për gjetjen dhe asgjësimin e bombave është duke bërë kontrollin e rastit.
Rreth 75 vetë po merrnin pjesë në ekspozitë dhe afër fundit të veprimtarisë, një oficer i veshur me armaturat e forcave speciale u ngjit ne skenë dhe u kërkoi pjesëmarrësve të zhvendoseshin në një vend të sigurtë për shkak se kishte ndodhur një shkëmbim zjarri.
Më vonë, u evakuaun me një autobus shkolle për të shmangur rrezikun e ndonjë sulmi tjetër. Ndoshta policia ende nuk ka siguruar nëse dy sulmuesit kishin edhe bashkëpunëtorë të tjerë.
Ekspozita organizohej nga Nisma Amerikane për Mbrojtjen e Lirisë, me një konkurs ku do të jepej çmimi 10,000 dollatë për karikaturën më të mirë të Muhametit.
Shumë myslimanë i quajnë fyese këto lloj vizatimesh dhe ka pasur raste dhune si pasojë e tyre nëpër botë. Disa kritikë i quajnë vizatime provokime të panevojshme të ndjenjave të njerëzve, për shkak se sipas një tradite të rëndësishme në Islam përshkrimi fizik i Muhamedit është i ndaluar rreptësisht.
Nga ana tjetër, avokatë të lirisë së fjalës thonë se ndalimi i vizatimit të profetit është detyrë vetëm për besimtarët e fesë myslimane. Ata që nuk janë myslimanë nuk kanë pse ndjekin rregullat e një feje të cilës nuk i përkasin. Ata thonë se ndalimi i vizatimit për jomyslimanët është një shkelje e të drejtës së fjalës dhe shprehjes, e garantuar nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës Amerikane.
Në janar të këtij viti 12 vetë u vranë në revistën satirike “Charlie Hebdo” në Francë, nga dy terroristë myslimanë për shkak të karikaturave të Muhamedit. Ndonëse media amerikane dënoi ashpërsisht sulmon, shumica masive e tyre refuzuan t’i ribotonin në formë solidariteti për gazetarët e vrarë, nga frika e ndonjë sulmi të ri apo për të mos ofenduar myslimanët këtu në SHBA.
Ngjarja e sotme nëse ka lidhje me ekspozitën mund ta ringjallë përsëri këtë debat. (ruben.avxhiu.illyria)
 
Geert Wilders objektiv i sulmit?
Folësi kryesor në hapjen e ekspozitës duket se ka qenë politikani hollandez Geert Wilders, që është i dënuar me vdekjes prej shumë kohësh nga disa organizata ekstremiste myslimane, përfshi edhe Al Kaidën.
Wilders që ka bërë karrierë duke folur kundër emigracionit dhe pranisë myslimane në Hollandë drejton një parti të djathtë që ka rritur përqindjen e votave në vendin e tij. Ai është ndikuar shumë nga dy vrasje që kanë ndodhur në Hollandë, politikanit Pim Fortuyn dhe regjizorit Theo Van Gogh.
Shumë politikanë hollandezë dhe europianë e konsiderojnë Wildersin si ekstremist dhe refuzojnë ta marrin në konsideratë.

Mesazhi i një prej sulmuesve
“Los Angeles Times” ka sinjalizuar ndërkohë për një mesazh në Twitter (shikoni poshtë këtij teksti) në të cilit paralajmërohet një sulm në Texas, përpara se të ndodhte sulmi.
Tani dyshimet janë se njeriu që ka përdorur këtë llogari në rrjetin e njohur social mund të jetë një nga autorët e sulmit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY