Çaçi: Fieri nuk është më bastion i sigurt i PS

Çaçi: Fieri nuk është më bastion i sigurt i PS

50
0
Shares

Ish-deputeti i PS, Albert Çaçi ka paralajmëruar mundësinë që elektorati në Fier të ndëshkojë PS-së duke dalë nga zona e sigurt e së majtës.
“Fieri nuk është më ai bastion i sigurt i Partisë Socialiste, për shkak të pakënaqësive të qytetarëve nga qeverisja aktuale”, tha Çaçi në një intervistë për gazetën “Panorama”.
Një ditë më parë ai ka depozituar në KZAZ e Fierit dyfishin e firmave që nevojiten për kandidim, të cilat i mblodhi vetëm për dy ditë, duke treguar edhe peshën që ka në atë bashki. Çaçi shprehet se përvoja e gjatë si drejtues, zëvendësministër dhe deputet për 12 vjet, e bëjnë atë të aftë për të drejtuar punët e bashkisë së Fierit.
Në këtë garë, Çaçi do të ketë si mbështetës edhe ish-ministrin e Ekonomisë, Dritan Prifti, i cili është bashkuar me partinë e Gjinushit. Çaçi thotë për  Priftin se ka potenciale elektorale, që janë provuar dhe në zgjedhjet e kaluara. Ai thotë se as i ka turpëruar dhe as i ka tradhtuar zgjedhësit e vet me kandidimin për PSD. Në vijim të intervistës ai akuzon Ramën se e ka dënuar dhe larguar nga partia duke mos marrë parasysh edhe propozimin e  bazës për të qenë ai kandidati I PS-së në bashkinë e Fierit.
“Unë dhe disa shokë të mi, jemi “dënuar” nga një Plenum i veçantë si armiq të Partisë nga shoku Rama, pa gjyq”, thotë ai.
PS ende nuk është shprehur lidhur me kandidimin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY