Blushi me “luftëtarët” e Vorio-Epirit apo të Peleshit

Blushi me “luftëtarët” e Vorio-Epirit apo të Peleshit

64
0
Shares

Gazetari Arben Llalla ka postuar në fb një foto ku deputeti i PS-së, Ben Blushi shfaqet sipas tij në organizatën SFEVA (Bashkimi i Studentëve për Çlirimin e Vorio Epirit).
“Deputeti i PS, Ben Blushi në strehën e organizatës ekstremiste antishqiptare SFEVA( Bashkimi i Studentëve për Çlirimin e Vorio Epirit), në qendrën e Vatrës Epiriotase. Themelues i SFEVA është Mitropoliti i Konicës, Sebastianos, më 1982. Në këtë sallë ku është fotografuar deputeti Blushi zhvillohen aktivitetet e shumta me tema për aneksimin e jugut të Shqipërisë (Autonomia e Vorio Epirit). Në krahun e majtë të deputetit Ben Blushit është Spiro Janaqi, anëtar i kryesisë të organizatës OMONIA-dega Selanik”, shkruan gazetari në profilin e tij në facebook.
Megjithatë komentet shprehnin dyhsime rreth këtij fakti. Disa kanëpyetur lidhur me shfaqjen e flamurit shqiptar në sfond.
Dilemave i ka dhënë një dorë kreu i PS-së në Selanik, Spiro Janaqi. Ai shpjegon se Blushi ka qene i pranishem gjate nje takimi elektoral me emigrantet shqiptare per zgjedhjet lokale 2011 ku bente fushate per Niko Peleshin. “Fotografia që ilustron shkrimin është marrë pas një takimi të zhvilluar në Selanik në vitin 2011 në funksion të zgjedhjeve lokale në Shqipëri. Në këtë takim zoti Blushi është ftuar nga strukturat e PS Selanik për të mbështetur kandidatin e PS-së në Korçë, zotin Niko Peleshi. Në fotografi në krah të majtë jam unë ing. Spiro Janaqi me funksion kryetar i PS Selanik ndërsa në krah të djathtë është kryetari i të rinjve z. Aleks Buda. Të rinjtë e tjerë janë studentë në universitetet e Selanikut dhe njëkohësisht anëtarë të PS Selanik në atë kohë. Siç edhe duket në sfond në takim shpaloset edhe edhe flamuri shqiptar krahas atij grek, dy simbole të dy popujve miq dhe gjitonë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY