Durrës, trukim i zgjedhjeve me mbi 2000 leje banimi. OSBE ul...

Durrës, trukim i zgjedhjeve me mbi 2000 leje banimi. OSBE ul numrin e vëzhguesve

108
0
Shares

Mbi 2000 votues të rinj janë importuar në bashkinë e Durrësit 6 muajt e fundit dhe KQZ vendosi të padisë në prokurori, kryetrain e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako. Specialisti i gjendjes civile Armand Teliti ka paraqitur në KQZ një raport sipas të cilit argumentohet se në Durrës po rritet artificialisht numri i votuesve. Ai tha se janë nënshkruar kontrata qiraje nga ndërmarrja komunale e Durrësit dhe se vetëm në muajin prill, në Durrës janë shtuar 2200 persona.
“Ka një rritje jo natyrale të numrit të zgjedhësve në mars dhe prill në bashkinë e Durrësit. Sipas konfigurimit të ri, në bashkinë e Durrësit ka patur mesatarisht 83 votues në muaj shtese. Nga ekstrakti shkurt deri në mars ka patur mbi 200 votues të shtuar”.
Bazuar në rezultatet e auditimit, Teliti ka deklaruar se ndodhemi përpara një zhvendosje të votuesve për qëllime elektorale. Ndodhemi përballë një krimi elektoral, ka thënë ai. Teliti shpejgoi se janë firmosur kontrata qiraje nga Ndërmarrja Komunale Plazh, e cila është nën administrimin e Bashkisë. Po ashtu, jane bere kontrata me Bashkinë e Durrësit, në godina që dihet botërisht se janë të zëna nga persona të tjerë.
Shqetësim më shtimin artificial të votuesve ka edhe bashkia e Lezhës ndërkohë që ky mekanizëm u shpik shumë kohë më parë në Tiranë, nga bashkia e drejtuar nga Rama. Qindra votues zhvendoseshin pak muaj para zgjedhjeve prej bastioneve politike për të votuar për kryetarin e Tiranës.
Ky problem lind ndërkohë që numri i vëzhguesve ndërkombëtarë në zgjedhjet lokale në Shqipëri do të jetë i vogël. Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Florian Raunig, tha në një intervistë për TVSH se ekspertët e parë të Misionit të OSBE/ODIHR-it për Vëzhgimin e Zgjedhjeve do të mbërrijnë këtë javë. Janë gjithsej 24 vëzhgues afatgjatë dhe 250 afatshkurtër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY