Ben Blushi: Qeveri teknike për tri javë

Ben Blushi: Qeveri teknike për tri javë

53
0
Shares

Kreu i Libras, Ben Blushi beson se qeveria teknike do të krijohet vetëm në pak ditë.

Sipas tij ka një pakt që po vjen mes partive kryesore në vend për qeveri teknike, duke pohuar kështu publikisht atë që ditët e fundit po qarkullon nën zë.

Por Blushi është kritik ndaj saj që në nisje. Ai deklaron se kjo është bashkëqeverisje e të vjetërve në këmbim të votës së opozitës për vetingun dhe se Libra refuzohet të përfshihet në të.

Ai është kundër shtyrjes së tyre, pasi 18 qershori nuk është garë partish, por ushtrim i të drejtës së qytetarëve për të zgjedhur.

Libra është gati të dorëzojë mbi 10 mijë firma në KQZ javën që vjen.

“Kam kënaqësinë tu them sot se Libra për dy javë i tejkaloi dhjetë mijë firmat që kishe vënë synim të merrte, për të dorëzuar në KQZ dyfishin e firmave”, deklaroi Blushi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY