Një shqiptar ka vrarë vetën në Irak në një sulm kamikaz, duke vrarë 36 persona. Shqiptari i vrarë është Bujar Avdija, i cili akuzohet se kishte kërcënuar me prerje koke Pal Lekajn, ndërsa dy ditë më parë vrau 36 kurdë gjatë një sulmi vetëvrasës. Ai e realizoi sulmin vetëvrasës në vilajetin e Salahudinit në veri të Irakut duke lënë të vrarë ushtarë kurd të PK-së.
Në korrikun e vitit të kaluar, Avdija kishte kërcënuar Lekajn me ekzekutim, pasi ky i fundit kishte uruar festën e Fitër Bajramit në ‘Facebook’.





