Vlorë, Drejtoresha e Arsimit përdor nxënësit për fushatë, zhduk fotot nga “Facebook”...

Vlorë, Drejtoresha e Arsimit përdor nxënësit për fushatë, zhduk fotot nga “Facebook” pas denoncimit të mediave

356
0
Shares

Drejtoresha e Arsimit në Vlorë, Albana Hodaj shkel ligjin dhe përdor nxënësit e shkollave, për fushatë elektorale. Jo vetëm kaq, por ajo vetë e publikon këtë fakt, bashkë ehde me një koment ku nuk heziton të shpallë “fitues” kandidatin socialist për bashkinë e Vlorës.
Në disa foto të postuara në profilin e saj në “Facebook”, duken nxënësit që kanë rrethuar kandidatin e shumicës për bashkinë e Vlorës. Aktiviteti është bërë dje me rastin e Ditës së Dëshmorëve.
“Në ditën e Dëshmorëve, përfituam nga rasti t’i kërkojmë kryetarit të ardhshëm të bashkisë Vlorë, palestra, këndë sportive dhe shkolla të rikonstruktuara për fëmijët e mrekullueshëm që kemi! Nderim gjakut të të rënëve për Atdhe!”, shkruan ajo, duke shoqëruar fotot që ka publikuar në “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY