Si u rrëmbye dhe u vra 16 vjet më parë Fehmi Agani

Si u rrëmbye dhe u vra 16 vjet më parë Fehmi Agani

118
0
Shares

Sot bëhen 16 vjet nga vrasja e nënkryetarit shumëvjeçar të LDK-së dhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fehmi Aganit.
Fehmi Agani u vra me 6 maj të vitit 1999, nga forcat pushtuese serbe, afër Lipjanit.
Figura e Fehmi Aganit la gjurmë të pashlyeshme në historinë e pavarësisë së Kosovës, fushën e arsimit dhe mendimit shkencor.
Fehmi Agani, ishte njëri nga themeluesit dhe udhëheqësit e Lidhjes Demokratike.
Që nga vitet 60-ta kur ishte paraqitur me argumentim e së drejtës së Republikës së Kosovës e deri me vrasjen e tij, Fehmi Agani e kishte vënë gjithë krijimtarinë e tij në shërbim të projektimit, të argumentimit dhe të realizimit të këtij qëllimi.
Rrethanat e vrasjes së Fehmi Aganit nga ana “Doktrinës së shenjtë serbe”, mbeten të paqarta. Më 6 maj 1999, Fehmi Agani, së bashku me familjen e tij, tentoi të linte Kosovën me tren. Në kufirin me Maqedoninë, treni u kthye mbrapsht. Diku afër Fushë Kosovës, policia ndaloi trenin dhe urdhëroi të zbrisnin të gjithë. Dëshmi të ndryshme të botuara në shtyp thonë se Fehmi Agani u mor ose në një autobus së bashku me burra të tjerë shqiptarë, ose i vetëm me policët brenda një makine private. Kufoma e tij u gjend të nesërmen buzë një rruge gjithë baltë, pranë Lipjanit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY