Qeveria, rritje të reja taksash në qershor

Qeveria, rritje të reja taksash në qershor

51
0
Shares

Qeveria pritet të rritë sërish taksat në qershor të këtij për shkak të nivelit të ulët të të ardhurave tatimore dhe doganore. Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode thotë se me marrëveshjen që qeveria ka nënshkruar me Fondin Monetar Ndërkombëtar, politika e rritjes së taksave do të vijojë. “Për aq kohë sa mungojnë të ardhurat, për aq kohë sa do të krijohen gropa në të ardhura, presionet për të balancuar të ardhurat e munguara apo për të ulur shpenzimet që të mos rritet deficiti do të jenë të mëdha. Kjo qeveri e ka më të lehtë të rrisë taksat se të ulë shpenzimet e veta për shërbime të panevojshme luksi”, tha Bode i cituar nga revista Monitor.
Sipas tij edhe me rritjen e re të taksave në qershor, problemi i të ardhurave do të jetë i qëndrueshëm edhe gjatë këtij viti. Sigurisht që rritja progresive e taksave nuk është një zgjidhje, dhe ne e kemi deklaruar që në fillim që kjo do ta ndryshojë ekonominë dhe do ta bëjë atë më pak konkurruese, çfarë në fakt është duke ndodhur, deklaron Bode.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY