Veliaj dhe Rama koordinuan me Berishën për të hequr Nanon

Veliaj dhe Rama koordinuan me Berishën për të hequr Nanon

85
0
Shares

Erion Veliaj, atëherë drejtues i lëvizjes “Mjaft” u përfshi në një skemë politike të drejtuar nga Berisha për largimin e Fatos Nanos nga poliitka në vitin 2004. Në këtë skemë natyrisht që ishte edhe Edi Rama i cili sapo kishte humbur në një garë brenda partisë përballë Fatos Nanos. Ish-kryeministri Berisha ka shpjeguar sot në fb jo vetëm bashkepunimin e Veliajt me Ramen por bashkepunimin e tij dhe te Rames me Berishën. Ish-kryeminsitri thotë se ky bashkëpunim ishte brenda dhe jashte vendit, per rrezimin e Nanos. “Ne dosjen e ketij bashkepunimi te frutshem ekzistojne dokumenta te shumta. Po i rikujtoj ketij zotrie, qe do tani te fshihet mbrapa mashtrimit, se harrove sheshet plot me militante te PD qe te brohorisnin ne mitingjet anti-Nano saqe te dukej vetja legjendar”, shkruan Berisha. “Ti dhe mund te harrosh kete bashkepunim por asnjeri tjeter, pavaresisht nga qendrimi aktual qe mban, nuk e mohon ate, madje as sheshet me memorien e tyre historike nuk e harrojne ate. Po qe se do dokumenta te tjera, dosja e bashkepunimit eshte plot. Ndaj te keshilloj te mos e fallsifikosh historine, tjeter je ti si person dhe tjeter eshte veprimi politik. Ky veprim eshte historik, mos mendo ta fallsifikosh per interesa te gares elektorale. Une personalisht nuk ndjehem sot aspak krenar per ate bashkepunim, theksoj dhe nje here te frutshem, por as nuk e mohoj dhe as nuk jam i penduar! Sb”.
Gjatë një emisioni, Veliaj mohoi se kishte ndihmuar në rrëzimin e Fatos Nanos duke theksuar se edhe vetë Ramën e kishte njohur në 2004. Kandidati i PS-së për kryetar bashkie në Tiranë ka problem me disa anëtarë të vjetër të PS-së. Baza socialiste e kryeqytetit nuk e përfshiu atë në kandidaturat për Tiranën.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY