Tahiri pikëpyetje për drejtësinë: Të varfrit dënohen, të pasurit taksohen, të inkriminuarit...

Tahiri pikëpyetje për drejtësinë: Të varfrit dënohen, të pasurit taksohen, të inkriminuarit në poste të larta

88
0
Shares

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka sulmuar sërish sot gjykatat për vendime të padrejta, sipas tij, duke thënë se kjo tregon se në shoqërinë tonë paska edhe njerëz të pandëshkueshëm.
Gjatë fjalës së tij në Konferencën për Parandalimin e Krimit te të rinjtë, ministri Saimir Tahiri theksoi se kjo mbetet një sfidë e vështirë.
“Ka shumë që pyesin pse dënohet ai që suvaton shtëpinë dhe nuk dënohen zyrtarët që legalizuan një kat të tërë, pse dënohen ata që vjedhin energjinë, por jo zyrtarët e tatimeve që vodhën mbi 6 milionë euro, çfarë duhet të ndodhë të që të gjithë bashkë duhet të ulërasim se paska njerëz të pandëshkueshëm në shoqërinë tonë, apo se drejtësia të varfrit i dënon”,  u shpreh Tahiri.
Ministri pranoi se njerëz me te shkuar kriminale i sheh edhe në pozicione të larta.
“Duket fare normale të ketë njerëz me të shkuar kriminale që sot jo rrallë i shohim në pozicionet më të larta të shoqërisë. Ata që mendojnë se unë po rri rehat, le ta bëjë qeveria këtë punë se fundja ia kemi dhënë votën dhe këta duhet ta bëjnë tani, unë mendoj se sapo ka vrarë mundësinë që një shoqëri të
ngrihet në këmbë”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY