Aleksandër Barlika, 35-vjeçar nga Mati (personi në foto) gjeti vdekjen në një spital privat pasi një ditë më parë u qëllua me çifte në Bathore.
35-vjeçari ishte babai i tre fëmijëve dhe prej disa kohësh kishte hapur një lokal në zonën e Kamzës.
Mesditën e djeshme ai bashkë me vëllanë Altinin, shkoi në Bathore për të zgjidhur mosmarrëveshjen që nipi i tij 16 vjeç kishte me bashkëmoshatarin e tij.
Policia tha SE në konflikt u përfshinë Aleksandër Barlika 35 vjeç, Altin Barlika 39 vjeç (dajat e shtetasit K.P.) dhe Rasim Cani 50 vjeç (babai i Ledjan Canit), të cilët janë konfliktuar fillimisht me mjete të forta.
Konflikt i cili më pas është përshkallëzuar në përdorim të armëve të zjarrit e më saktësisht, shtetasit Aleksandër Barlika (Bajrami) dhe Altin Barlika (vëllezër ndërmjet tyre) të shoqëruar dhe nga nipi i tyre K.P, kanë nxjerrë një armë tip pistoletë dhe kanë tentuar të qëllojnë ndaj shtetasve Ledjan Cani, D. Cani dhe Rasim Cani.
Në këtë kohë duke përfituar nga gjendja e rrëmujës së krijuar, shtetasi Ledjan Cani (16 vjeç) ka marrë një armë gjahu, tip çifte me të cilën ka qëlluar Aleksandër Barlikan i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra ndërsa Altin Barlika ka marrë dëmtime të lehta trupore.
Ende nuk janë sqaruar motivet e konfliktit mes dy të rinjve. Policia njoftoi më herët se për ngjarjen përveç autorit kryesor të vrasjes ka arrestuar dhe 3 shtetas të tjerë. Nga burimet thuhet se dy 16 vjeçarët janë përfshirë në konflikt banal që ka nisur me: “Pse më pe?”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/