“Përgjimi” i Ramës, reagon Paloka: Prokuroria e OSBE të hetojnë, po tentohet...

“Përgjimi” i Ramës, reagon Paloka: Prokuroria e OSBE të hetojnë, po tentohet manipulimi i zgjedhjeve

47
0
Shares

Partia Demokratike i ka bërë thirrje prokurorisë të hetojë mbi përgjimin e Edi Ramës në Shkodër, të publikuar dje nga ish­kryeministri Berisha. Kreu i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka në një deklaratë për mediat ka komentuar videoregjistrimin e kryeministrit Rama të publikuar nga paraardhësi i tij Sali Berisha, ku sipas Palokës, dëgjohet kryeministri Rama t’ju kërkojë drejtorëve të administratës të mbledhin vota e të deklarojnë se sa. Sipas Palokës edhe pse Rama ka deklaruar se bëhej fjalë për drejtorët e fushatave, kjo është një tentativë e tij dhe e kreut të LSI-së, Meta për të manipuluar zgjedhjet. Paloka i kërkoi Prokurorisë të hetojë, gjithashtu edhe OSBE-së.
“PD i bën thirrje prokurorisë të hetojë menjëherë mbi këtë skandal dhe OSBE dhe ODIHR të marrin në shqyrtim dhe masa për ta analizuar këtë skandal”, tha Paloka.
Sipas opozitës, Rama jep urdhra ndaj drejtorëve dhe shefave të drejtorive që ata të mbajnë përgjegjësi personale për votat e marra në çdo qendër votimi.
“Kryeministri Rama në takimin me strukturat urdhëron qartazi që drejtorët e administratës të marrin vota për kandidatët e mazhorancës, jo vetëm të marrin në drejtim disa qendra, por të deklarojnë me letra se sa vota kanë në çdo kuti. Sa keq janë zhytur në llumin e antiligjit. Jo vetëm që janë implikuar në këtë aferë, por edhe tentojnë të fshehin të vërtetën. Meta, specialist i aferave, fillimisht e quan montazh pastaj pranon që ka pasur drejtorë por që kanë qenë si pjesë e strukturave të partisë…, ndërsa Rama thotë se flitet për drejtorë fushate. Rama­Meta po përpiqen të manipulojnë zgjedhjet. Kë të besojmë Metën që pranon që ka pasur drejtor administrate në pjesë të strukturave apo Ramën që flet për drejtor fushate?”, vijoi Paloka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY