Ambasadori Hoffman: Në Shqipëri ka gjykatës që marrin zarfin në mëngjes e...

Ambasadori Hoffman: Në Shqipëri ka gjykatës që marrin zarfin në mëngjes e pastaj shkojnë në punë

50
0
Shares

“Në një ditë 600 persona kërkojnë azil. Shifra shqetësuese për ju, Kosovën dhe Maqedoninë. Emigrantët duhet të kthehen në Shqipëri”

Për diplomatët e huaj, korrupsioni në drejtësi, ende vazhdon të përbëjë problem.
Dorën mbi plagës, sërish e ka vendosur ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman, në konferencën rajonale të integrimit Europian, organizuar nga Ministria e Jashtme.
Sipas tij, ka gjyqtarë që në mëngjes marrin zarfin me para dhe pastaj shkojnë në punë.
 “Lufta ndaj korrupsionit duhet të shtrihet së pari në drejtësi. Në Shqipëri shifrat e korrupsionit janë të larta. Ka gjykatës që marrin zarfin në mëngjes e pastaj shkojnë në punë. Kjo situatë nuk e ndihmon aspak vendin tuaj”, u shpreh ambasadori.
Ai ndërkohë ka shprehur shqetësimin për azilkërkuesit shqiptarë. Sipas ambasadorit gjerman, shifra e shqiptarëve që kërkojnë azil, shkon deri në 600 në një ditë.
“Në një ditë 600 persona kërkojnë azil. Shifra shqetësuese për ju, Kosovën dhe Maqedoninë. Emigrantët duhet të kthehen në Shqipëri”, ripërsëriti ambasadori gjerman, Hoffman.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY