Pse po këmbëngulet tek Bode

Pse po këmbëngulet tek Bode

62
0
Shares

Një televizion i Tiranës deklaroi sot se prokuroria ka nisur hetim edhe në banka të huaja lidhur me mundësive e transfertave të parave të padeklaruara nga Ridvan Bode. Në vijim pa ndonjë referencë konkrete thuhej se sipas Drejtorisë së Pastrimit të Parave, Ritvan Bode rezulton të jetë një nga politikanët shqiptarë më të pasur në Ballkan, por pasuritë e tij nuk rezultojnë në emër të tij. Faktikisht, Prokuroria e Përgjitshme po heton mbi pasuritë e padeklaruara të ish-ministrit të Financave Ritvan Bode. Në 7 prill, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave paditi në prokurori ish-ministrin e Financave, deputetin Demokrat Ridvan Bode, duke e akuzuar për refuzim dhe deklarim të rremë të pasurive.
Mediat që citojnë njëra tjetrën më pas nuk kanë përmendur faktin se edhe Bode ka paditur ILDKP. Pra, nuk ka “konsensus”.
Cështja nuk është nëse hetohet Bode apo jo. Një hetim ndaj tij nëse ka fakte është një hap para drejt konsolidimit të besimit të qytetarëve tek drejtuesit e vet. Problemi qëndron në faktin se përqëndrimi tek Bode, është më tepër “marrëdhënie me publikun” i ILDKP apo Prokurorisë se sa një betejë me korrupsionin. Mbetet të shohim nëse ai është zgjedhur për të bërë lajm. Se këtu nuk bën lajm hajduti më i madh por akuza më e madhe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY