Në Bordin e Medias, Collaku, Misha, Polisi, Seriani

Në Bordin e Medias, Collaku, Misha, Polisi, Seriani

83
0
Shares

KQZ miratoi vendimin për “Për ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias për monitorimin e fushatës zgjedhore në radion dhe televizionin publik dhe ato private, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi ngritjen e Bordit të Monitorimit të Medias dhe përbërjen e tij si mëposhtë: Basir Çollaku, Florian Seriani, Maklen Misha, Vilson Kuçi, Rexhep Polisi, Klarita Bajraktari, Andon Andoni. Mbledhja e parë e Bordit të Monitorimit të Medias do të zhvillohet të Premten, në ambientet e selisë së Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA).
KQZ miratoi edhe projekt-vendimin, “Për regjistrimin e kandidatëve për kryetar bashkie dhe këshilla bashkiakë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 21.06.2015”. KQZ vendosi regjistrimin e Z. Viktor Tushaj, si kandidat të propozuar nga koalicioni “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, për kryetar të Bashkisë së Lezhës. Z. Albert Çaçi, si kandidat i propozuar nga Partia Socialdemokrate e Shqipërisë, për kryetar të Bashkisë Fier. Z. Gjergj Bojaxhi, si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për kryetar të Bashkisë Tiranë. Z. Vasil Bedinaj, si kandidatit i propozuar nga zgjedhësit, për kryetar të Bashkisë Vlorë.
Po ashtu KQZ miratoi edhe disa vendime të tjera që kanë të bëjnë me infrastrukturën zgjedhore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY