Ersekë, Basha sulmohet me karrige, plagoset një militant i PD-së

Ersekë, Basha sulmohet me karrige, plagoset një militant i PD-së

46
0
Shares

Prezantimi i kandidatit të Partisë Demokratike në Ersekë është shoqëruar me një incident. Një person ka hedhur një karrige në drejtim të kreut të PD-së Lulzim Basha. Lajmi konfirmohet nga kandidati për Bashkinë e Ersekës Viktor Duro, i cili sqaron se një nga qytetarët e pranishëm në prezantim hodhi një karrige në drejtim të kreut të PD-së gjatë kohës që fliste.
Karrigia ka goditur në kokë një person që ndodhej pranë Bashës. Sipas Duros personi që hodhi karrigen ishte militant i majtë. Kandidati i PD-së sqaron se policia po kryen veprimet procedurale. Ndërkohë qytetari i plagosur është dërguar menjëherë në spital.
Ai ka pësuar lëndime në kokë. Qytetari është vizituar në spital edhe nga kreu i PD-së Basha.
“Ky akt është një tentativë kriminale në vigjilje të fushatës” është shprehur Duro.
Sipas policisë personi që sulmoi me karrige Bashën është Suel Lico, ndërsa personi që mbeti i lënduar Fuat Mydini.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY