Zbardhet pasuria e Edi Ramës, çifti kryeministror 80 mijë euro kredi, “Kurbani”...

Zbardhet pasuria e Edi Ramës, çifti kryeministror 80 mijë euro kredi, “Kurbani” burim i pashtershëm fitimi

94
0
Shares

Zbardhet e plotë pasuria e Kryeministrit Edi Rama dhe familjes së tij, të deklaruar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive për vitin 2014.
Kreu i qeverisë dhe bashkëshortja e tij kanë marrë në vitin 2014 një kredi prej 80 mijë eurosh për ndërtimin e shtëpisë në Surrel të Tiranës. Kredia është marrë në Bankën “Intesa Sanpaolo” dhe duhet shlyer për një afat 10­vjeçar, ku bashkëshortët kanë si detyrim të paguajnë secili 50 për qind të shumës.
Deri më tani, Rama dhe bashkëshortja kanë shlyer vetëm 6.886 euro, ndërkohë që mbeten dhe 72 mijë euro kredi. Po për ndërtesën e re, bashkëshortja e Kryeministrit ka deklaruar se ka blerë një tokë arë me
sipërfaqe 886.5 m2 në Surrel, me vlerë 400.000 lekë.
Të ardhurat e Kryeministrit kanë pësuar përmirësime gjatë vitit 2014, pasi vetëm nga paga si kryeministër ka deklaruar 2.173.405 lekë të ardhura.
Ndërkohë që libri “Kurban” vazhdon të gjenerojë të ardhura dhe gjatë vitit të
shkuar i ka shtuar Kryeministrit rreth 234 mijë lekë.
Ndërkohë që bashkëshortja e tij, Linda Rama, ka fituar më shumë nga paga si eksperte, duke deklaruar rreth 8.5 milionë lekë të rinj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY