Zjarr në aeroportin e Fiumicinos, anulohen fluturimet Tiranë-Romë dhe anasjelltas

Zjarr në aeroportin e Fiumicinos, anulohen fluturimet Tiranë-Romë dhe anasjelltas

64
0
Shares

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë gjatë natës terminalin nr. 3 të aeroportit ndërkombëtar “Leonardo da Vinci” në Fiumicino të Italisë.
Si pasojë e zjarrit janë anuluar fluturimet drejt Romës edhe nga Aeroporti “Nënë Tereza”, i Tiranës. Nga burime pranë aeroportit shqiptar, mësohet se është anuluar udhëtimi Tiranë-Romë i parashikuar në orën 10:50. Po ashtu mësohet se janë anuluar edhe dy udhëtime nga Roma drejt Tiranës.
Mësohet se zona që pret avionët ndërkombëtar është evakuuar, ndërsa zjarrfikësve iu është dashur rreth tre orë luftë më flakët për të shuar zjarrin.
Zjarri është përhapur në një zonë prej 400 metër katrorësh, ndërsa janë shkatërruar dyqane dhe disa pika të kontrollit të pasaportave. Praktikisht mësohet se zjarri erdhi nga nja paketë elektrike. Sipas policisë italiane, të paktën 3 persona janë asfiksuar.
Ndërsa ishte parashikuar që aeroporti të mbyllej deri në orën 14:00, mësohet se gradualisht ai po fillon të riaktivizohet siç thonë mediat italiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY