Ministri Haxhinasto përgënjeshtron Ahmetajn për marrëveshjen e Rinasit

Ministri Haxhinasto përgënjeshtron Ahmetajn për marrëveshjen e Rinasit

43
0
Shares

Nuk ka asnjë marrëveshje të arritur me kompaninë që zotëron Aeroportin e Rinasit për të hequr ekskluzivitetin e fluturimeve ndërkombëtare, ashtu siç deklaroi më 4 maj ministri i ekonomisë Arben Ahmetaj.  Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto deklaroi sot në një intervistë në Mapo se ka bisedime por nuk dihet koha kur mund të arrihet kjo marrëveshje.
“Sigurisht që interesi i publikuar është i lartë por dua të tregohem i kujdesshëm dhe diskret për të mos dhënë afate pa u mbyllur marrëveshja”, tha ai duke korrigjuar kolegun e tij Ahmetaj i cili deklaroi se pas 2 muajsh gjithçka është e mbyllur.
Haxhinasto shtoi se arritja e paktit mes qeverisë dhe kompanisë së aeroportit ka edhe një faturë financiare. Ai nuk ka deklaruar më shumë rreth faturës por duket se kompania gjermane “Hochtief” nuk ka ndërmend të lëshojë pe pa kompensim financiar.
Diferenca në deklarim mes dy ministrave është e madhe çfarë do të thotë se në këto bisedime mungon edhe koordinimi mes institucioneve ose ka mungesë transparencë në komunikimin brenda qeverisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY