Valbona Duka përgjigjet: E vërteta për akuzat ndaj meje

Valbona Duka përgjigjet: E vërteta për akuzat ndaj meje

88
0
Shares

Valbona Dukes, viktimes e hetuesit Fatmir Xhafa në kohën e diktaturës ka reaguar ashpër sot pasi disa gazeta përfshi dhe faqen ën Facebook të Kryeministrit botuan të dhëna sipas të cilave ajo është e përfshirë në vrasje.

Në një mesazh shkruar ish-Kryeministrit Berisha ajo thotë se asgjë nuk është e vërtetë, se është grua e nderuar në Gjermani dhe punon në bashkinë e qytetit dhe se gazetarin që ka shkruar do ta hedhë në gjyq.

” Zoti Berisha Pershendetje.

Po ju shkruaj juve se jeni nje person i vertet publik.

Lexova qe un akuzohem qe jam nje Vrasese por qe kjo gje nuk esht aspak e vertet dhe kete gje mund ta vertetoj si te duan ato Gazetaret e Edi Rames se un jam nje Qytetare e nderuar ne Gjermani dhe punoj ne bashkine e Germersheim qytetin ne te cilin un jetoj por un jam e gatshme te vij dhe ti perballem drejtesis si te deshirojn gazetaret. Keto jan Shpifje nga me te ndryshmet qe te tromaksin si mund te akuzosh nje person per Vrasese me cfar te drejte e bejn ato Gazetare kete gje. A esht gati Fatmir Xhafa te perballet me drejtesin qe mua nuk me ka torturoar per punen e vllajt tim dhe sikur vllaj te kishe ber un skisha ber gje ,kam then vetem te drejtat dhe se mohoj

Dhe un nuk ju shkruajta juve per arsye se po behen Protesta por per arsye se ai njeri nuk Merito te jet Minister i Brendshem ai nuk merito te jet fare ne Politik.

Po Arritem prap ne kohen e Enverit skemi drejt te themi as te drejtat tona

Padia ime ndaj atij gazetari esht ngritur sot dhe do ta shohim sa te verteta jan lajmet kur ai te perballet para drejtesis per shpifje dhe sajime nga me te ndryshmet.

Me Nderime dhe Respekt

Maloku (Duka)Valbona”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY