Ambasada SHBA: Zgjedhjet test për integrimin, korrupsioni një nga sfidat

Ambasada SHBA: Zgjedhjet test për integrimin, korrupsioni një nga sfidat

52
0
Shares

Numri dy i ambasadës amerikane në Tiranë, Henry Jardine ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me studentë, ku ka deklaruar se zgjedhjet lokale do të jenë test për integrimin e Shqipërisë në BE. Zëvendësambasadori Jardine tha se një ndër sfidat e Shqipërisë është lufta ndaj korrupsionit.
“Shqipëria ka përpara sfida të mëdha dhe një ndër sfidat e saj është lufta ndaj korrupsionit. Ne duam që Shqipëria të zhvillojë demokracinë. Qëllimi ynë është ta bëjmë Shqipërinë më të fortë. Duhet të adresoni dhe luftoni korrupsionin. Kërkojmë zgjedhje lokale transparente. Zgjedhjet lokale do të jenë test për integrimin e vendit”, tha Jardine.
Zëvendësambasadori i SHBA-ve ka folur edhe për largimin e shqiptarëve drejt BE-së, duke shprehur keqardhjen për këtë fenomen.
“Ndihem i trishtuar kur njerëzit ikin. Jeni vend i vogël, nëse ikni ekonomia nuk zhvillohet. Njerëzit e talentuar mund ta bëjnë vendin të zhvillohet”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY