Autori i dyshuar i tritolit te farmacia e babait të Tahirit, në...

Autori i dyshuar i tritolit te farmacia e babait të Tahirit, në kërkim në Itali si lider i një grupi xhihadist

54
0
Shares

Baftjar Bruka, i shpallur në kërkim, si një nga personat e akuzuar për vendosjen e tritolit te farmacia e babait të Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, është një nga krerët e një grupi xhihadistësh që planifikojnë sulme terroriste në Itali.
Kështu shkruajnë mediat italiane, duke vënë në qendër të vëmendjes shqiptarin Bruka.
“L’Espresso” duke dhënë detaje për një grup xhihadistësh që planifikonin sulme terroriste në Italia shkruan se grupi drejtohet nga Baftjar Bruka, në kërkim ndërkombëtar si pjesë e bandës së atentateve me tritol në Tiranë më 10 shkurt të këtij viti.
“Baftjari, shkruan kjo media, është një teknik në gjendje të realizojë vendosje eksplozivi të lidhur me telefona celularë. Me këtë teknikë ai tentoi të godiste në Tiranë tre herë brenda së njëjtës ditë. Por sipas saj Bruka është një emër i njohur për autoritetet italiane. Madje sa herë që ka shkelur në Itali ai është kontrolluar nga autoritetet. Në 2013 është  ndaluar në Pisa, e pastaj në Firenze”.
“Më pas në shkurt të 2014, Baftjari la gjurmët e tij në Venecia në kontrollin e radhës së sigurisë. Sipas hetuesve, Venecia mund të jetë destinacioni i tij final, pasi në këtë qytet ai ka mbledhur një rrjet terroristësh shqiptarë. Venecia është qyteti ideal për t’u fshehur: Një luftëtar i huaj zhduket lehtësisht në turmë dhe mes pëllumbave në Piazza San Marco, pak a shumë siç arriti të bëjë shefi i mafies siciliane Toto Riina, që në Venecia shkoi në muajin e mjaltit, edhe pse ishte në arrati”, shkruan mes te tjerash “L’Espreso”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY