Skandali/ Qeveria, 12 milionë euro nga kompanitë shtetërore në prag të fushatës

Skandali/ Qeveria, 12 milionë euro nga kompanitë shtetërore në prag të fushatës

61
0
Shares

Të paktën 12 milionë euro nga kompanitë shtetërore si OSSHE janë transferuar në buxhetin e shtetit përgjatë muajit mars, ndryshe nga sa është praktikë në këto lloj transferimesh. Kjo shumë përbën 20 për qind të të gjitha depozitave të këtyre kompanive që është marrë nga qeveria vetëm brenda një muaji. Qeveria po vjel me nxitim kompanitë shtetërore për të krijuar një fond për financimin e mitingjeve, për blerjen e votave të shqiptarëve të varfëruar skajshëm, shkruan gazeta “Standard”, ndërsa thekson se depozitat e transferueshme të kompanive shtetërore kanë regjistruar një rënie të fortë në muajin mars të këtij viti. 
Sipas statistikave të publikuara nga Banka e Shqipërisë ky zë ka regjistruar një rënie me 20 për qind apo me 1.7 miliardë lekë (12 milionë euro), për të zbritur në 7.4 miliardë lekë. Në depozita të transferueshme mbahen gati gjysma e totalit të depozitave të kompanive shtetërore, që ishin gjithsej 15.6 miliardë lekë në fund të muajit mars 2015. Kjo është edhe tkurrja më e madhe mujore që nga fillimi i vitit 2014.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY