Itali, 8 vite burg pedofilit shqiptar, joshte me para dhe i dehte...

Itali, 8 vite burg pedofilit shqiptar, joshte me para dhe i dehte me vodka të miturit

63
0
Shares

Një 40­vjeçar shqiptar i akuzuar për përdhunimin e të miturve është dënuar dje me 8 vite burg nga drejtësia italiane.
Shqiptari u akuzua se në vitin 2014 ka përdhunuar fëmijë të moshës 13­16 vjeç. Sipas medias italiane dënimi me tetë vite burg iu dha nga gjykata e Ankonas. Gjyqtari që i dha dënimin 40-vjeçarit shqiptar, kërkoi që ai të dëbohej nga territori italian dhe dënimin ta vuante në vendin e tij të origjinës.
Në gjykatë u dëgjua se 40­vjeçari joshte të miturit duke i ofruar shuma të vogla parash, 20­30 euro, apo paketa e cigaresh.
40­vjeçar shqiptari i papunë, i identifikuar si Ulian Hasa, ka abuzuar seksualisht me tetë djem mes të janarit dhe gushtit tw vitit 2014. Shqiptari u arrestua pak ditë më vonë, në verën e vitit 2014, ndërsa ishte i impenjuar me një tjetër raport seksual me një minorn 16 vjeçar. Viktimat ishin të moshës në mes 13 dhe 16 vjeç, banorë në një lagje në periferi të Fano­s, shkruajnë mediat italiane.
Policia italiane tha se pedofili gjithashtu përdorte rrjetet sociale, ku ishte regjistruar me dy profile, një legjitim dhe tjerin të rreme, ku gjente viktimën e radhës. Mësohet se viktimat e tij e thërrisnin “Giulio”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY