Ristani e Spaho kallëzim penal në Prokurori për manipulim me listat në...

Ristani e Spaho kallëzim penal në Prokurori për manipulim me listat në Durrës

86
0
Shares

Partia Demokratike depozitoi sot në Prokurori akuzat e bëra dje publike, se po tentohet manipulimi i zgjedhjeve në Durrës, nëpërmjet shtimit të emrave nëpër listat e zgjedhësve.
Deputeti Arben Ristani dhe Edmond Spaho njoftuan sot se kanë njoftuar Prokurorinë duke kërkuar hetim për këtë çështje. Deputetët shtojnë madje se kanë dorëzuar prova për këtë. Deputetët Edmond Spaho dhe Arben Ristani deklaruan se kërkuan nga prokuroria hetim të menjëhershëm dhe heqjen e 2700 personave të regjistruar gjatë muajit prill në qytetin e Durrësit.
“Njoftuam prokurorin për manipulimin e listave. Kërkuam hetim të shpejtë për këtë çështje. Kemi bërë kallëzim penal për çështjen e Durrësit”,  tha Ristani.
“Edhe PS e ka pranuar skandalin në Durrës. Më habiti deklarata e Vangjush Dakos. Atje po preken zgjedhjet e lira, ne dorëzuam provat. 2700 persona janë futur në listat e zgjedhësve”, deklaroi Spaho.
Në prag të zgjedhjeve lokale, Partia Demokratike ka akuzuar kandidatin e mazhorancës për bashkinë e Durrësit, Vangjush Dako, se po tenton të manipulojë zgjedhjet e 21 qershorit. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat Edmond Spaho ka denoncuar një ditë më parë, rritjen e numrit të personave të regjistruar gjatë muajve të fundit në regjistrin civil të Durrësit, duke u shtuar si banorë të këtij qyteti.

Dy deputetët ju përgjigjën edhe interesimit të gazetarëve

A ka persona të tjerë të përfshirë?
Edmond Spaho:
Sigurisht, ka persona të tjerë të përfshirë. Sapo  e përmenda është stafi në bashkinë e tij dhe individë të cilët mbështesin z. Dako.

Z. Dako ka deklaruar se nuk ju njeh. Keni një përgjigje ndaj  kësaj deklarate?
Edmon Spaho:
Dhe unë e ngatërroj shpesh z. Dako me Zahon.

Z. Ristani, Partia Demokratike i ka bërë thirrje prokurorisë të hetojë mbi përgjimet e kryeministrit Rama në takimin me strukturat në Shkodër?
Arben Ristani:
Partia Demokratike po konstaton që në mënyrë të shumë-anshme me shumë makinacione po tentohet manipulimi i zgjedhjeve. Kryerilindjoti dhe kryerilindjotët po mundohen të bëjnë çdo gjë që të falsifikojnë procesin elektoral  dhe të mundohen të fitojnë zgjedhjet në tavolinë pa zgjedhje të lira dhe të ndershme siç u shpreh z. Spaho.

Ç’bëhet me padinë që keni depozituar ndaj ministrit Tahiri? Keni pasur rezultate?
Arben Ristani:
Po presim që Prokuroria të konkludojë në lidhje me kallëzimin që ne kemi bërë. Sigurisht që janë hetime komplekse që ndoshta  Prokuroria do kohën e saj por  sigurisht sa më shpejt se një drejtësi e vonuar është një drejtësi e mohuar kështu që unë besoj se do të nxitojnë për të mbyllur çështjen.

Për më shumë mund të lexoni edhe…
/web/FOTO_GALERI_Vangjush_Dako_i_merr_zgjedhes_Erion_Veliajt_shton_ne_lista_mbi_2700_te_tille_ne_dy_muaj_1724_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY