FOTO GALERI/ Grida Duma takim me banorët në Durrës, nën shoqërinë Ardit...

FOTO GALERI/ Grida Duma takim me banorët në Durrës, nën shoqërinë Ardit Gjebresë

203
0
Shares

Image GalleryKandidatja e PD për Bashkinë e Durrësit, Grida Duma zhvilloi një bashkëbisedim me pensionistë të qytetit të Durrësit, ku ndau me ta nevojën për të ndryshuar realitetin në favor të moshës së tretë e cila nuk ka vëmendjen e bashkisë. Kantautori dhe prezantuesit Ardit Gjebrea ndoqi bashkëbisedimin me moshën e tretë në Durrës.
Pensionistët ngritën shqetësimin e mungesës së ambjenteve për ta si dhe mungesën e kushteve për një jetë dinjitozë.
“Lulishtja që ka qenë para bashkisë ka qenë streha e dytë e pensionistëve. Aty mblidheshim dhe kalonim kohën. Paratë tona ata i futën në xhep ndërsa ne jemi shpërndarë si zogjtë e korbit”, tha një pensionist.
Sakaq Duma u shpreh se mosha e tretë meriton vendin që i takon në qytet si dhe shërbime cilësore që do të jenë detyrim i saj.
“Ne flasim për trashëgimi kulturore të qytetit, për arkeologjinë që është groposur. Flasim për identitetin e Durrësit që ka ngelur pak në të dukshmen e vet. Por ju jeni trashëgimia e parë e gjallë e qytetit. Sa herë takoj njerëz të nderuar si ju, gjëja e parë që thonë është nuk kemi asnjë park dhe stol ku të ulemi. Edhe ato dy apo tre që kanë qenë dikur nuk janë më dhe ka ngelur vetëm një. Këtu ne improvizuam disa karrige por as ky vend nuk përdoret dot për ju, në një kohë që ky qytet ka inspiruar me detin, me vilën, me atë që duhet të ishte zona e plazhit. Këtë e vuaj shumë për ju sepse nuk ka më plazhe publike. Ku do shkoni ju në situatën e një vere kur gjithë Tirana mësymjet në Durrës ndërsa sot gjithë mosha e tretë në Durrës nuk shkon dot tek plazhi i vetë”, tha Duma
Duma kërkoi që bashkë me moshën e tretë të bashkohemi në këtë moment për të bërë Durrësin.
“Unë them ta lëmë pas atë që iku dhe të kërkoj edhe njëherë forcën tuaj për të qenë pozitivë në këtë moment dhe për tu thënë të gjithëve që mundemi; ky qytet bëhet. Pa premtime, por me dashuri, bëhet”, tha Duma.
Më pas, Ardit Gjebrea dhe Grida Duma kanë lëvizur në këmbë rrugëve të Durrësit, duke takuar dhe biseduar me banorë të shumtë të këtij qyteti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY