Legalistët dhe Ballistët i kërkojnë PD të respektojë marrëveshjen

Legalistët dhe Ballistët i kërkojnë PD të respektojë marrëveshjen

58
0
Shares

Dy nga aleatët  tradicional të PD, PLL dhe PBDK  kanë reaguar sot nëpërmjet një deklarate për shtyp ndaj mos respektimit sipas tyre të marrëveshjes për zgjedhjet lokale nga partneri i madh i koalicionit  PD. Deklarata  e firmosur nga kryetaret respektiv  Sulejman Gjana dhe Adriatik Alimadhi  i kërkojnë kreut të PD-së, Lulzim Basha të plotësojë  detyrimet.
“Me keqardhje konstatojmë se PD, në mënyrë të njëanshme, nuk ka plotësuar kushtet thelbësore të marrëveshjeve tona dypalëshe, të cilat do të bëhen publike së shpejti… PLL dhe PBK i kërkojnë publikisht PD të korrigjojë qëndrimet e veta dhe të respektojë pikat e negociuara dhe të miratuara të marrëveshjeve dypalëshe me PLL dhe PBK dhe që janë nënshkruar me vullnet të lirë nga PD”, shprehen dy kryetarët e partive në deklaratën e përbashkët të tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY