“Ne jemi duke parë. Bëni kujdes me listat”

“Ne jemi duke parë. Bëni kujdes me listat”

56
0
Shares

“Pozicioni ynë është shumë i qartë. Ne jemi duke parë. Afati i fundit është 13 Maji dhe pas kësaj date ne do të flasim për atë që mendojmë. Deri më 13 Maj ka kohë për t’i ndryshuar gjërat. Pas kësaj date, ne do të jemi shumë të qartë në mesazhin tonë”. Kjo është deklarata e ambasadores së BE-së në Tiranë, Romana Vllahutin në një intervistë për Top Channel pasi ka vlerësuar se ligji për dekriminalizimin mund të kalohej por nuk kaloi për shkak të taktikave të ndryshme të partive.
Do ta themi fjalën tonë tepër qartësisht, se cili do të jetë pozicioni ynë. Por mesazhi ynë kryesor për udhëheqësit politikë është ky. Bëni kujdes me listat, në mënyrë që të keni kandidatët e duhur!”, tha ajo duek shpjeguar se janë duke e ndjekur këtë cështje me shumë vëmëndje sëbashku me ambasadorët e tjerë evropianë.

Lidhur me Byronë e Hetimit që u rrëzua nga Kushtetuesja, Vllahutin ajo shpjegoi se nuk ëhstë hequr dorë prej saj por do bëhen përmirësime. “ Një pjesë e legjislacionit, që do ta lejonte në praktikë këtë Byro Hetimi, u gjet jo në përputhje me Kushtetutën, gjë për të cilën disa ministri relevante janë duke punuar në zgjidhjen e kësaj situate. Kolegët tanë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përpiqen të ndihmojnë, sikurse edhe ata të Mbretërisë së Bashkuar. Mendoj se, kur flasim për shtet ligjor në Shqipëri, atëherë sa më shumë institucione të tilla, aq më mirë”, tha ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY