Përgjimi i 30 i Zaev, ishte vrasje apo vdekje e kryeredaktorit

Përgjimi i 30 i Zaev, ishte vrasje apo vdekje e kryeredaktorit

37
0
Shares

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev ka zbardhur përgjime të reja sot të cilat lidhen me vdekjen ose vrasjen e një gazetari të njohur në Maqedoni 2 vjet më parë. Zaev tha përgjimet ngrenë shumë pikëpyetje rreth vdekjes së gazetarit Nikolla Mlladenov, kryeredaktor i javores “Focus”, duke shtuar se janë 10 arsye të forta për hetim të ri për zbardhjen e vdekjes së Mlladenovit.
“Përfaqësues të qeverisë, mes tyre edhe ministrja e Brendshme, Gordana Jankulloska dhanë arsye tër vdekjes, lëndim nga këputja e aortës. U përjashtuan 6 mundësi: ajo e goditjes nga një veturë tjetër, se nuk kanë mundur ta vërtetojnë ku ka qenë Mlladenovi para ngjarjes tragjike, se nuk është gjetur telefoni i Mlladenovit, se në vendngjarje nuk janë gjetur llogari fiskale, se trupi i Mlladenovit është gjetur 7 metra larg veturës dhe se arsyeja për aksidentin ka qenë shpejtësia jo korrekte e veturës në kushtet e rrugës. Nga dëshmitë dhe bisedat bëhet e qartë se asnjë nga këto 6 gjëra nuk janë të sakta”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.
Nga bisedat e përgjuara dhe komunikimi me porosi mes funksionarëve qeveritarë, sipas Zaevit zbulohet se në aksidentin e veturës së Mlladenovit ka marrë pjesë edhe një tjetër veturë. Proces verbali i prokurorisë tregon gjithashtu se trupi i pajetë i Mlladenovit është gjetur 33 metra larg veturës, jo 7 metra siç njoftonin policia dhe prokuroria. Në teshat e të ndjerit nuk ka pasur gjurmë xhami, ndërsa në xhamin e veturës nuk është gjetur gjak, që gjithashtu bie ndesh me versionin zyrtar, sipas të cilit Mlladenovi kishte fluturuar nga vetura përmes xhamit të parë. Një moment tjetër është celulari i Mlladenovit, i cili sot e kësaj dite nuk është gjetur, edhe pse vendndodhja e tij është lokalizuar pikërisht përmes sinjalit të celularit. Kotevski dhe Jankullovska pranojnë edhe gjetjen e llogarive fiskale, që gjithashtu nuk janë përmendur në versionin zyrtar të policisë. Indikacion tjetër është fakti se ditën e vdekjes së Mlladenovit nuk kanë punuar kamerat e sigurisë në asnjë pikë pagesore në trajektoren e lëvizjes së gazetarit.
Zaev tha gjithashtu se Nikolla Mlladenov ka qenë një ndër personat më të përgjuar nga pushteti. Mbi 10 mijë biseda të tij janë përgjuar dhe janë ruajtur. Ai tha se bisedat e tij të fundit kanë qenë me punonjësit e javores Fokus, por në to nuk ka asnjë indikacion që do të qartësonte rastin e Mlladenovit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY