Tsipras, 500 grekët më të pasur do të paguajnë borxhin grek

Tsipras, 500 grekët më të pasur do të paguajnë borxhin grek

52
0
Shares

Qeveria greke e drejtuar nga Alexis Tsipras ka propozuar vendosjen e një takse të veçantë për 500 familjet më të pasura në Greqi. Po ashtu qeveria e ekstremit të majtë parashikon vendosjen e një takse për objektet e luksit ndaj nëpunësve që fitojnë më shumë se 30 mijë euro në vit.
Krahas rritjes së taksave, qeveria ndërkohë po vazhdon implementimin emasave sociale për të papunët dhe shtresat e varfra. Është miratuar një ligj për rikthimin në administratë të nëpunësve të larguar nga qeveria Papandreu, si pjesë e masave shtrënguese. Projektligji që mban titullin demokratizimi i administratës, parashikon rikthimin në punë të rreth 4.000 punonjësve publikë, kryesisht ata të policisë bashkiake dhe arsimtarët.
Qeveria greke ka derdhur në arkat e Fondit Monetar Ndërkombëtar 200 milionë euro detyrime, ndërkohë që pjesa e mbetur, prej rreth 750 milionë eurosh duhet të shlyhet brenda datës 12 Maj. Nga ana tjetër, data 11 Maj shënon edhe takimin e radhës së Eurogrupit për të diskutuar në lidhje me krizën greke.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY