Nuk duronte zënkat me gruan shkon vullnetarisht në burg

Nuk duronte zënkat me gruan shkon vullnetarisht në burg

50
0
Shares

Një tuniziani i ishte “nxirë jeta” nga grindjet e vazhdueshme me bashkëshorten dhe si zgjidhje kishte parë burgun vullnetarisht. Kjo është historia e një tuniziani në Itali. Ngjarja ka ndodhur në provincën e Lukas në shtetin fqinj. Tuniziani, i cili momentalisht ndodhej në arrest shtëpie, është paraqitur te karabinierët dhe u është lutur që të dërgonin në burg.
I pyetur nga hetuesit mbi arsyet e kësaj kërkese të çuditshme, tuniziani ka thënë se ndihet i lodhur nga sherret dhe diskutimet e shpeshta me bashkëshorten e tij.
Sipas medieve italiane, tuniziani e kishte provuar edhe më parë burgun dhe kishte qenë disa herë në arrest shtëpie për vjedhje.
Kërkesa e tij është aprovuar nga Gjykata e Apelit në Firence, e cila e ka dërguar atë në burgun “San Giorgio” në Luka ku ai do të vuajë vetëdënimin deri kur të kërkojë po vetë lirinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY