Grupe me armë në Kumanovë, forca të mëdha policore bllokojnë rrugët

Grupe me armë në Kumanovë, forca të mëdha policore bllokojnë rrugët

51
0
Shares

Përvec protestave që po bëhen të përditshme në Shkup duket se situata mund të keqësohet edhe ën zona të tjera të Maqedonisë. Grupa të armatosura vazhdojnë të sillen dhe grumbullohen sërish në fshatrat e rrethinës së Kumanovës, ku pak ditë më parë ndodhi një sulm i armatusr ndaj pike kufitare maqedonase.
Siç mëson një portal shqiptar lajmesh në Maqedoni, “Zhurnal”, grupe të armatosura ajnë prezent dhe po lëvizin në Malësinë e Karadakut të Kumanovës. Jozyrtarisht, këta persona po bëhen gati të kryejnë ndonjë sulm më serioz se sa incidenti që kishte ndodhur ditë më parë në Gushincë.
Policia e Maqedonisë nuk ka konfirmuar e as mohuar një gjë të tillë, por sipas INA, forca të mëdha policore janë stacionuar në rajonin e Likovës dhe Kumanovës të cilat ndalojnë çdo hyrje dalje në rajonin e komunës së Likovës.
ndërkaq thuhet se banorët alarmojnë praninë e shtuar policore dhe kontrollin e çdo makine dhe mjeti tjetër që lëviz në këto akse rrugore. Prania policore është edhe në hyrje daljet e Kumanovës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY