FOTO GALERI/ Ushqimet, nafta dhe arsimi çojnë inflacionin e prillit në 2.3...

FOTO GALERI/ Ushqimet, nafta dhe arsimi çojnë inflacionin e prillit në 2.3 për qind

71
0
Shares

Image GalleryÇmimet ë larta në prodhimet të stinës që po vijnë për shkak të limitimit të prodhimit nga përmbytjet, tarifat më të larta të shërbimeve arsimore dhe çmimi i lartë i naftës kanë ndikuar në rritjen e inflacionit në muajin prill në 2.3 për qind. Ky ndryshim vjetor është më i larti që prilli i vitit të kaluar.
Në muajin Prill 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit është 2.3 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1.7 për qind.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të indeksit të çmimeve të konsumit
Rritja vjetore në muajin prill 2015 është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me + 2,06 pikë përqindje.
 Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” kanë kontribuar me + 0,23 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me + 0,14 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Komunikimi” kanë kontribuar me + 0,06 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me – 0,16 pikë përqindje.
Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me – 0,09 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” dhe “Mallra e shërbime të ndryshme” kanë kontribuar secili me – 0,05 pikë përqindje.
 
Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore
Krahasuar me muajin Prill 2014, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Shërbimi arsimor” me 10.1 për qind, pasuar nga grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 65 për qind, grupi “Komunikimi” me 23 për qind, etj.
 Çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u rritën me 5.2 për qind. Brenda këtij grupi çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 18.5 për qind, pasuar nga nëngrupi “zarzavate përfshirë patatet” me 15.9 për qind, “peshk” me 2.5 për qind, “qumësht, djathë e vezë” me 0.7 për qind, etj.
Çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyra” u ulën me 3.3 për qind, pasuar nga nëngrupi “kafe, çaj e kakao” me 2.5 për qind, etj.
Ndërsa ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupet “Shëndeti” dhe “Transporti” me 1.5 për qind secili, pasuar nga grupi “Veshje dhe këpucë me 1.3 për qind, grupi “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1.1 për qind, etj.

Ndryshimi mujor i indeksit
Ndryshimi mujor i indeksit është – 0.5 për qind. Krahasuar me muajin Mars 2015, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1.5 për qind pasuar nga grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 0.8 për qind.
Rritja më e madhe mujore vërehet në grupin “Transporti” me 0.8 për qind. Krahasuar me një muaj më parë çmimi i eurodiezelit u rrit me 1.9 për qind dhe çmimi i benzinës u rrit me 2.6 për qind.
 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY