Qeveria, amnisti elektrike deri pas zgjedhjeve

Qeveria, amnisti elektrike deri pas zgjedhjeve

53
0
Shares

Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri deklaroi sot amnisti për të gjithë ata qytetarë që nuk kanë arritur të nënshkruajnë kontrata sipas skemës lehtësuese të qeverisë për detyrimet e prapambetura. Por megjithatë kjo amnisti nuk vazhdon gjatë por deri pas votimeve.
Afati i fundit është 15 korrik.
Ministri Gjiknuri tha se kjo masë lehtësuese për qytetarët bëhet, pasi 200 mijë abonentë e kanë të pamundur shlyerjen brenda afatit.

”Ka pasur një numër të lartë që e kanë pasur të pamundur për të hyrë në skemën lehtësuese të përfitimit. 300 mijë qytetarë përfituan nga skema deri më 31 mars, 200 mijë të tjerë jo. 200 mijë qytetarë mund t’i paguajnë borxhet e energjisë deri më 15 korrik”, tha ai.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY