Berisha: Klonimi i Veliajt me Majkon, mision qesharak dhe i pamundur i...

Berisha: Klonimi i Veliajt me Majkon, mision qesharak dhe i pamundur i Ramës!

65
0
Shares

Sali Berisha, sërish ka rreaguar në “Facebook”, këtë herë duke u ndalur te përpjekja, sipas tij, e Edi Ramës për të klonuar Erion Veliajn me Pandeli Majkon. Por, për Berishë, gjithsesi ky proces jo vetëm është qesharak, por edhe mision i pamundur.
“Te dashur miq, ne jete dhe ne shkence jane te njohura traverstitet, dmth shnderrimi i gruas ne burre dhe burrit ne grua. Ne mitologji kjo realizohet duke kapercyer ylberin, ne shkence me nderhyrje kirurgjikale por perdoren dhe hormone qe te trashin ose hollojne sipas rastit zerin.
Edi Rama eshte ne hall te madh! Erion Veliaj i del ne te gjitha studimet i papelqyeshem nga publiku, nuk i duhet transvestimi Erionit ne Ermonel apo Ermelinde por shnderrimii i tij ne Pandeli Majko, i cili del 5 here me i pelqyer ne publik se ‘Mr Fallci’ i Rames. Ndaj dhe Rama ka filluar nje proces, te cilin nje mik i imi gazetar e quajti klonimi elektoral i Veliajt me Majkon, duke besuar se ne kete menyre ai do mund te transferoje kreditet e pelqyeshmerise se Majkos te Erioni.
Deri tani procesi eshte vetem qesharak dhe duket mision i pamundur. Ne seancen e pare publike, Majko i kujtoi shitesit te fiqve te Pazarit te Ri se te rinjte po i kendojne kengen: ‘une kam nje fik tek shtepia, dua te behem Erion Velia’. Kurse ne seancen e djeshme Majko ja ktheu fjalen Rames, i cili u perpoq me shaka ta paraqesi Veliajn si ilegalin qe legalizoi Majko. Ky i fundit nuk mohoi qe Veliaj eshte nje ilegal per PS por qe ai, Majko, i ka legalizuar atij thjesht katin e pare por jo te dytin, pra jo minister te mireqenies personale dhe kandidat per kryetar bashkie. Katin e dyte, deklaroi Majko, duke i ngecur Rames ne fyt fjalen, e ka legalizuar vet Rama.
Te presim se cfare do degjojme nga seancat e tjera sepse keto ishin vetem dy seancat e para!”, përfundon mesazhi i Sali Brishës në “Facebook”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY