Nishani në Uashington: Pushteti korrupton me ndere gjyqtarët

Nishani në Uashington: Pushteti korrupton me ndere gjyqtarët

60
0
Shares

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Presidenti Nishani ka shpjeguar se u kërkon anëtarëve të KLD-së të dalin përtej raporteve personale me gjyqtarët dhe t’i qëndrojnë presionit që vjen nga pushteti dhe politika.
“Puna e KLD nuk është e përsosur. Unë jam munduar si një drejtues për të inkurajuar anëtarët e KLD që të jenë të përgjegjshëm, por për hir të vërtetës ka pasur një numër të caktuar gjyqtarësh që janë përjashtuar, janë adresuar dhe deleguar hetimit penal. Ajo që kërkoj dhe do vazhdoj të kërkoj është që anëtarët e Këshillit të dalin përtej angazhimeve të tyre në raportet personale me gjyqtarët dhe t’i qëndrojnë fort presionit të politikës, që për fat të keq është prezent përmes presionit, korruptimit administrativ, forma të ndryshme nga pushteti që ka ç’ofron në këmbim të ndereve”- deklaroi Nishani.
Presidenti i vendit, Bujar Nishani po vijon vizitën e tij të ngjeshur në SHBA. Gjatë ditëve të qëndrimit në Nju Jork Presidentit Nishani iu dorëzua medalja e Nderit e Fondacionit ndërkombëtar Raul Ëallenberg, për rolin e Shqipërisë në shpëtimin e hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Duke marrë medaljen, Presidenti Nishani tha se ajo i takon të gjithë shqiptarëve, të cilët pa marrë në sy rrezikun strehuan dhe shpëtuan me qindra hebrej gjatë luftës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY