Kanabisi shqiptar, një biznes multimilionë dollarësh për Shqipërinë
Në një artikull të publikuar në gazetën e specializuar marijuana.com i kushtohet një shkrim prodhimit dhe kultivimit të kanabisit në Shqipëri me autor Michael Knodt.
Në shkrim llogaritet që të ardhurat nga kanabisi të shkojnë sa dyfishi i buxhetit vjetor të qeverisë, afërsisht 4-5 billion euro, nga 3 miliardë euro që është buxheti vjetor.
“Të hënën, qeveria shqiptare njoftoi shkarkimin e ministrit Tahiri me efekt të menjëhershëm. Ministri i Punëve të Brendshme ishte i dyshuar se ka përfituar nga mbjellja e kanabisit në të gjithë vendin pas bllokimit të kultivimit të tij në Lazarat si dhe ka fshirë të dhënat kriminale për grupet e përfshira në trafik.
Ish-shefi i antidrogës në një drejtori policie, Dritan Zagani, u arrestua në vitin 2015 nën akuzën e korrupsionit dhe pohoi se Tahiri është pjesë e një rrjeti të fshehtë. Zagani ndërkohë u largua nga Shqipëria në Zvicër dhe kërkoi azil politik. Tahiri ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij”, shkruan gazeta për rastin e shkarkimit të ministrit Tahiri.
“Shumica e kanabisit kontrabandohet në vendet fqinje. Kushdo që blen kanabis në tregun ilegal në Greqi apo Itali zakonisht blen lule shqiptare. Në dekadat e mëparshme, të rinjtë grekë e kalonin kanabisin nëpër malet në Greqi. Sot, pjesa më e madhe e të korrave shqiptare është transportuar me anije nëpër bregdetin e Adriatikut në vendet fqinje Itali dhe Greqi.
Nga atje, ajo mund të transportohen në çdo vend në zonën Shengen. Për shumë vite hetuesit tatimore italiane kanë dyshuar se Mafia kryen transportin, logjistikën dhe rishitjen”, shkruan gazeta.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/